Koronavirusi mbyll kopshtin në Berat, izolohen edukatoret

Shqipëria

Koronavirusi mbyll kopshtin në Berat, izolohen edukatoret

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:45
Ilustrim

Koronavirusi “mbyll” një tjetër kopsht.

Kopshti “Çlirimi” në Beat është mbyllur për shkak se dy edukatore kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Pas infektimit të tyre,  3 edukatore të tjera janë në pritje të përgjigjes së tamponit të realizuar ditën e djeshme.

Mësohet se 5 edukatore janë futur në karantinë, pasi kanë pasur shenja të dallueshme të COVID-19.

Tamponit do t’i nënshtrohet i gjithë stafi i kopshtit.

Për të njëjtën arsye, ditët e fundit janë mbyllur disa shkolla dhe kopshte në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat