Deputeti socialist i Vlorës sfidon masat anti-Covid/ Mbi 10 veta në tavolinë, e “djegin” virusin me raki

Shqipëria

Deputeti socialist i Vlorës sfidon masat anti-Covid/ Mbi 10 veta në tavolinë, e “djegin” virusin me raki

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 17:36
Deputeti socialist Vullnet Sinaj

Deputeti socialist Vullnet Sinaj ia ka shtruar në një lokal me grupin polifonik “Çipini”.

Jo vetëm që në tavolinë ishin mbi 10 veta, kufiri maksimal i lejuar për grumbullimet nga Komiteti i Ekspertëve, por edhe ia morën këngës.

Nëse i thërrasim kujtesës, Ministri Klosi e pati shpallur kohë më parë muzikën si “armikun” kryesor për përhapjen e virusit, shkruan Ora News.

Por përtej gjithë kësaj, ligjvënësi socialist Sinaj siç duket i ka marrë parasysh të gjitha, pasi siç thotë ai, për të shijuar pak art të mirë ia vlen edhe gjoba.

Por kjo eufori ka zgjatur fare pak, pasi fill pas postimit ai është bërë pishman dhe e ka zhdukur nga faqja e tij zyrtare në facebook.

Megjithatë reagimi i Sinaj ishte shumë i vonë, pasi videoja tashmë ishte arkivuar nga rrjetet sociale.

Tashmë presim vetëm reagimin e policisë, do kemi ndëshkim me gjobë siç ndodh me qytetarët apo do të mbyllë njërin sy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat