Vrau burrin me sqepar/ Rrëfimi i gruas: Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më nxiu jetën!

Shqipëria

Vrau burrin me sqepar/ Rrëfimi i gruas: Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më nxiu jetën!

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Ditën e 6 nëntorit u bë publik lajmi se Drane Deda 58-vjeçe, goditi me sqepar në kokë, bashkëshortin e saj, duke i shkaktuar plagë të rënda. Menjëherë pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Laçit, Llesh Deda, 61 vjeç u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ditën e djeshme, pas dy javësh në koma, Llesh Deda ka ndërruar jetë.

Ditën e sotme, Drane Deda, është njohur në ambientet e burgut me lajmin për vdekjen e burrit të saj.

Oficerët,i kanë komunikuar ndryshimin e pozitës juridike, Drane Dedës, ku nga “Vrasje në marëdhënie familjare” mbetur në tentativë, tashmë akuzohet plotësisht për vrasje.

Drane Deda, ka pohuar para oficerëve se për shumë vite kishte pasur konflikte me bashkëshortin e saj, madje sipas rëfimit të saj, ai e kishte detyruar të bënte 10 fëmijë.

“Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më është nxirë jeta me të edhe pse kam vijuar të qëndroj kaq gjatë. Atë ditë nuk jemi grindur fare. Ai ishte në gjumë, dhe unë shkova në magazinë mora një sqepar dhe ashtu siç flinte e kam qëlluar dy-tre herë, ku kam menduar se e kam vrarë pasi nuk ka lëvizur fare. Më pas kam shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i kam treguar se çfarë kishte ndodhur” – ka rëfyer para oficrëve, Drane Deda.

Sipas burimeve kjo e fundit ka një historie trashëgimie në familje të vrasjes së burrave, pasi edhe motra e saj, është arrestuar dhe dënuar me për vrasjes së bashkëshortit të saj.

Drane Deda, rrezikon një dënim prej 35 vite burgim për ekzekutimin e bashkëshortit të saj, Llesh Deda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat