“Policia e Skraparit e implikuar në…”/ Ministri Lleshaj paralajmëron ata “që i gënjen mendja që mund të përfshihen në veprimtari kriminale”

Shqipëria

“Policia e Skraparit e implikuar në…”/ Ministri Lleshaj paralajmëron ata “që i gënjen mendja që mund të përfshihen në veprimtari kriminale”

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 18:17
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar në Berat analizën me strukturat drejtuese të policisë atje.

Ministri premtoi se vitin e ardhshëm, do të goditet çdo tentativë për kultivim kanabisi.

“Ne synojmë që të gjitha tentativat për kultivim të kanabisit në Shqipëri për vitin 2021, për ata që i gënjen mendja që mund të përfshihen në veprimtari kriminale duam t’i luftojmë në një fazë shumë të hershme. Ndaj edhe operacioni për goditjen e fenomenit do të fillojë menjëherë dhe brenda muajit janar ne do të zhvillojmë një analizë për arritjet e kryera nga strukturat e Policisë në të gjithë vendin në luftën kundër kanabisit”, tha ai.

Sa i përket veprimtarisë në këtë qark, Lleshaj pati kritikë vetëm për policinë e Skraparit. “Kemi patur një problem të shtuar në zonën e Skraparit, ku sivjet ka patur disa raste kultivimi, të cilat janë identifikuar dhe goditur nga vetë strukturat e Policisë së Shtetit, por jo nga strukturat e Komisariatit të Skraparit. Po ka patur të implikuar, në nivele të ndryshme, nga niveli i moskryerjes së detyrës apo shpërdorimit të saj, ose edhe më tej”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat