Sot u regjistrua numri më i lartë i viktimave nga Covid/ Manastirliu thirrje qytetarëve

Shqipëria

Sot u regjistrua numri më i lartë i viktimave nga Covid/ Manastirliu thirrje qytetarëve

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 19:19
Ogerta Manastirliu

Ndërsa numri i rasteve me koronavirus vazhdon të rritet dita ditës, ndërsa numri më i lartë i vdekjeve regjistrua sot, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën apel ndaj qytetarëve që të marrin përgjegjësi për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Ajo thotë se pavarësisht masave, përhapja e virusit nuk parandalohet në spitale. “Atë e ka në dorë gjithsecili prej jush!”- bën apel ministrja, duke kërkuar nga qytetarët përgjegjshmëri.

Mesazhi i Manastirliut

Sot Shqipëria shënoi numrin më të lartë ditor të viktimave nga Covid-19. Një fakt që reflekton shtimin e numrit të të infektuarve gjatë dy javëve të fundit. Sot më shumë se kurrë, gjithësecili prej nesh duhet të marrë përgjegjësinë, për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Armët që ka sot e gjithë bota janë zbatimi i tre rregullave:

#MASKA, #DISTANCA, #HIGJIENA. A po i zbatojmë ato, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur njerëzit e dashur dhe për të treguar solidaritetin me autoritetet shëndetësore, në këtë luftë të paprecedentë për jetën? Pyeteni veten ju lutem, çdo herë që dilni nga shtëpia: A jam duke i përdorur këto armë? Shkujdesja, shpërfillja dhe mohimi janë aleatët më të mirë të Covid-19.

Sot është dita kur duhet të peshojmë mirë çdo veprim tonin, për të mos i hapur rrugë virusit të rrezikshëm, për të mos e lejuar të na dëmtojë njerëzit e dashur. Ne do të vazhdojmë të bëjmë maksimumin që mundemi, duke mos kursyer asgjë nga kapacitetet tona, të cilat siç e dini, nuk janë të pafundme. Por siç e kam përsëritur me dhjetëra herë: Përhapja e virusit nuk parandalohet në spitale. Atë e ka në dorë gjithësecili prej jush!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat