Rama poston videon, ish-luftëtarja e UÇK-së tregon si braktisi ëndrrat dhe ia bashkua vëllait në luftën për liri

Shqipëria

Rama poston videon, ish-luftëtarja e UÇK-së tregon si braktisi ëndrrat dhe ia bashkua vëllait në luftën për liri

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 21:41
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka sjellë përmes një videoje në facebook, historinë e Hamide Xhemajlit, ish-lufëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sikurse e tregon edhe vetë Hamidja, i është bashkuar UÇK-së në vitin 1996, por në fillim vëllai i saj ka hezituar ta pranojë.

Por pas këmbënguljes së saj të madhe dhe fjala q ëi mbushi mendjen vëllait të Hamdes për ta marrë mbrapa në luftë ishte: “I thash se ajo çka të ndodh ty, du me më ndodh edhe mua dhe pranoi”.

Postimi i Ramës

LIRIA KA EMER

Kjo është historia e Hamide Xhemajlit, luftëtare e orëve të para në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila në vitin 1996 vendosi të braktisë ëndrrat dhe t’i bashkohet vëllait, gati për të dhënë jetën për lirinë.

Historia e saj është një nga mijëra e mijëra pjesët e historisë së përbashkët të krenarisë dhe dhimbjes së vajzave dhe djemve të Kosovës heroike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat