A rrezikojnë të mbyllen shkollat, pas pezullimit të universiteteve?

Shqipëria

A rrezikojnë të mbyllen shkollat, pas pezullimit të universiteteve?

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 07:47
Ilustrim

Në një dalje të fundit për mediat gjatë ditës së sotme, Komiteti i Ekspertëve, ka publikuar vendimin për t’i mbajtur universitetet onlie meqenëse situata kundër Covid-19 është përkeqësuar.

“Nuk diskutohet mbyllja e shkollave me situatën tani të Covid. Kështu tha zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, nga mbledhja e Komitetit të Ekspertëve. Kështu, Komiteti i ekspertëve dha vendimin që universitetet të vijojnë më mësimin online edhe pas dy dhjetorit, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Rakacolli tha se shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet do të vijojnë si aktualisht.

Anëtarja e Komiteti Teknik të Ekspertëve, tha se situata në shkolla deri më tani nuk paraqitet shqetësuese dhe se nuk po diskutohet mbyllja e tyre.

Mira Rakacolli tha:

“Sa u përket shkollave, Komiteti e ka vëmendjen tek mirëqeniea e fëmijëve. Incidenca nuk është rritur prej shkollave. Në bazë të shifrave, do të shikojmë se çfarë do të bëjmë. i kemi monitoruar veçanërisht shkollat, që nga data 14 shtator. Nuk kemi parë ndonjë ndikim të rëndësishëm në shifrat e pandemisë nga hapja e shkollave. Në shifrat aktuale nuk diskutohet mbyllja e sistemit parauniversitar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat