Covid-19 “pushton” institucionet në Berat, ku janë rastet e reja

Shqipëria

Covid-19 “pushton” institucionet në Berat, ku janë rastet e reja

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Koronavirusi shënoi dje rekord më të rëndë në vend me 17 të vdekur dhe 795 raste të reja. Nga rastet e reja 50 prej tyre u konfirmuan dje vetëm në Berat.

Abcnews.al ka mundur të zbardhë rastet pozitive të Beratit. Infektime në radhët e bluzave të bardha: -1 infermier i kabinetit të neurologjisë, një  mjek oksigjenit, një infermier në Repartin e Urgjencësm një  infermier në Poliklinikën e Specialiteteve dhe një tjetër  infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.

Infektime në shkolla (mësues/nxënës): një mësuese në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”, një mësuese në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole”m një mësues në shkollën 9-vjeçare “Shaban Sojli”, një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, një mësues në shkollën 9-vjeçare  “Josif Prifti” dhe dy nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”.

Të infektuar kanë rezultuar edhe në  kopshtin “”Çlirim 1” . në këtë kopsht janë konfirmuar pozitive dy edukatore.

Bashkia Berat: Një punonjës i infektuar.

DPV Berat: Tre polic në DPV Berat.

Prokuroria e Rrethit Berat: Sekretarja e Prokurorisë së Beratit.

Të infektuar të tjerë: Nje kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira”, një  punonjës në zyrat e OSHE-së, një punonjëse në sh.a.Ujësjellës-Kanalizime, një punonjëse e Filialit të Postës Shqiptare; Dy punonjës në filialin e Albtelekomit; 1 ushtarak në Repartin Ushtarak në Poshnje; 1 punonjëse në fasonerinë “Malotex”; 1 polic beratas që punon në DPV Fier; 1 kambist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat