Erl Murati: Partia e Topallit mund ta dëmtojë PD, por partitë e reja nuk vendosin për pushtetin 

Shqipëria

Erl Murati: Partia e Topallit mund ta dëmtojë PD, por partitë e reja nuk vendosin për pushtetin 

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 21:05
Erl Murati

Erl Murati, kryeredaktor i “Gazeta Shqiptare” thotë se partitë e reja politike që do të marrin pjesë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nuk do të ndikojnë në përcaktimin e partisë që do të marrë pushtetin.

Sipas tij, “oferta të reja politike janë të mirëpritur pasi ka një zhgënjim për forcat ekzistuese” por nga ana tjetër shton se, arena politike shqiptare “njeh rregulla por edhe hile”.

Kryeredaktori i “GSH.al” duke bërë një parashikim se çfarë do të ndodhi më 25 prill, tha se partia e Jozefina Topallit mund ta dëmtojë me një mandat PD në Qarkun e Shkodrës, por nënvizoi se asnjë prej partive të reja nuk do të ketë aq peshë sa që të ndikojë në animin e peshores së pushtetit.

“Nëse znj. Hajdari vjen si një ofertë re politike, znj. Topalli është një figurë e konsoliduar me një begraund të thellë horizontal dhe vertikal politik. Kjo mund të jetë plus pasi mund të themi që znj. Topalli i di rregullat dhe hilet e politikës por nga ana tjetër mund të jetë edhe njëlloj minusi pasi dikush mund të mendoj se kemi të bëjmë me një figurë të provuar politike.

Partia e znj. Toalli mund ta dëmtojë elektoralisht PD më shumë se sa partia e Rudina Hajdarit për shkak të disa specifikave mbi sistemin elektoral dhe mënyrën se si ndahen mandatet. Partia e znj. Topalli është lokale dhe pikë të fortë ka Shkodrën dhe mund të ndikojë për një mandate nëse shkon majtas ose djathtas kurse partia e znj. Hajdari është më kombëtare.

Sa i takon rezultatit kombëtar, forcat e sapo krijuara politike nuk do të jenë vendimtare në pushtetin e nesër. Këto forca të reja politike nuk do të ndikojnë në peshoren e pushtetit majtas apo djathtas”, përfundoi z. Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat