Zgjedhjet në LSI/ Garë pa rivalë dhe ambicie? Flet Kryemadhi

Shqipëria

Zgjedhjet në LSI/ Garë pa rivalë dhe ambicie? Flet Kryemadhi

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 21:21
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi fitoi mandatin e dytë në krye të LSI.

Ajo ishte e vetmja që kandidoi dhe e pyetur nëse kjo ishte një garë për rivalë, Kryemadhi kundërshtoi në Open në Top Channel.

“Kushdo që do donte mund të kandidonte, që në korrik kur ka qenë afatet kohore kur u shpall procesi. Nuk ka të bëjë kryetari por ekipi drejtues. Kandidimi im s’ka të bëjë se është vetëm, por lidhet me përgjegjësinë që ne kemi në garën në 25 prill.

Unë mora një gjysmë mandati në një moment kur LSI kaloi në opozitë. Ne mund të bënim dhe fasadë që sikur kishim 10 kandidatë, por kjo ishte reale”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat