“Ku ndryshoni nga Rama, edhe ju kandiduat me një kandidat”/ Kryemadhi: Ndryshimi mes meje dhe tij…

Shqipëria

“Ku ndryshoni nga Rama, edhe ju kandiduat me një kandidat”/ Kryemadhi: Ndryshimi mes meje dhe tij…

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:03
Monika Kryemadhi

E ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi procesin e zgjedhje në LSI.

Teksa theksoi se nuk doli asnjë kandidat, Kryemadhi tha se partia vendosi që të mos bënte fasadë por të kërkontë votëbesim për kryetaren.

Ku ndryshoni ju nga Edi Rama? Edhe ju si Rama kandiduat me një kandidat. Dikush thotë që për të parë qeverisjen e nesërme duhet të shohim opozitën e sotme?

“Ndryshimi im mes Edi Ramës dhe LSI, në zgjedhjet e 30 qershorit unë Ramën nuk e kam sulmuar pse kandidoi vetëm me një kandidat, por edhe kur kishte mundësi të zgjidhte një kandidat ai nuk arriti të gjejë një kandidat të saktë. Tjetra kishte një dekret presidencial që shtynte datën e zgjedhjeve nga 30 qershori në 13 tetor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat