Çfarë quhet humbje për LSI-në? Kryemadhi në Open: Largimi i 100 mijë të rinjve nga Shqipëria

Shqipëria

Çfarë quhet humbje për LSI-në? Kryemadhi në Open: Largimi i 100 mijë të rinjve nga Shqipëria

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:22
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, pas rizgjedhjes në krye të partisë.

Ajo është shprehur e vendosur se LSI nuk do të humbasë në zgjedhjet e 25 prillit dhe se pas asaj date do të krijohet një ridimensionim i partisë dhe jetës politike në vend.

Sipas saj, humbje për LSI-në quhet largimi i 100 mijë të rinjve nga Shqipëria.

“Përballja që do të bëjmë do të jetë garë reale e jona, zgjedhjet e 25 prillit jo vetëm do të krijojnë një ridimensionim të LSI por të vetë jetës politike. Nuk do të humbasim! Nuk kam parë një parti që hyn në garë për të mos garuar, objektivi nuk është tek numrat, por është edhe numrash sepse realizmi i vizioneve është nëpërmjet vendimmarrjes në qeverisje, pushtetin vendor etj. Humbje për LSI është largimi i 100 mijë të rinjve nga Shqipëria. Fitore është rikthimi i tyre në vend. Mënyra e zgjedhjeve mund ta quhet një ndryshim, mund të quhet referendum. LSI është parti e të rinjve, unë lëviz për 40 deputetë e sipër”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat