Sistemi i adresave “mision i pamundur” në zonat informale, banorët orientohen me emrat e lokaleve dhe hoteleve

Shqipëria

Sistemi i adresave “mision i pamundur” në zonat informale, banorët orientohen me emrat e lokaleve dhe hoteleve

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 23:39
Ilustrim

Top Story bëri një vëzhgim në një nga zonat e populluara pas viteve 90-t, të njohur si “Shkëmbi i Kavajës”.

Nga vëshgimi në terren duket qartë, se kjo zonë mjaft e frekuentuar sidomos gjatë stinës së verës, është krejtësisht e paemërtuar. Në një kohë që sinjalistika rrugore nuk mungon, emërtimet e rrugëve duket një mision i pamundur në zonat informale. Edhe në google maps, e vetmja mënyrë për të gjetur adresën është ajo nëpërmjet emrave të restoranteve apo hoteleve.

As banorët e paktë që ndodhen në këtë zonë nuk dinë të thonë se çfarë adrese kanë.
Dhimitra, që banon në këtë zonë prej pak vitesh nuk ka mundur ende të mësojë adresën e apartamentit të saj modest.

“Mu prish aparati i tensisonit, fola me motren ne Greqi dhe do te ma dergonte ajo, por nuk dija adresen. As faturat e dritave dhe te ujit nuk na vijne, unë shkoj i paguaj në pikën më të afërt” u shpreh Dhimitra Zografi , banore te “Shkembi Kavajes”.

Top story, u interesua se përse kjo zonë kishte mbetur e paemërtuar, ndryshe nga zonat e tjera të bashkisë së Durrësit që përgjithësisht kanë emërtesa. Por sipas tyre, kjo zonë iu bashkua bashkisë së tyre, me ndarjen e re territoriale, ndërkohë që procesi i emërtimit të rrugëve kishte përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat