Brataj: 127-ta nuk bën tampone e gjurmime, vetëm skedon pacientët e dyshuar

Shqipëria

Brataj: 127-ta nuk bën tampone e gjurmime, vetëm skedon pacientët e dyshuar

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 23:40
Skënder Brataj

Kreui Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ndërhyri në emision duke sqaruar se numri 127 nuk bën tampone, por vetëm i drejton rastet te epidemiologu.

Brataj: Doja të sqaroja ata që kanë marrë 127 dhe nuk kanë marrë përgjigje dhe i janë drejtuar privatit. 127 është një numër urgjence dhe nuk bën tampone. Ky numër drejton te epidemiliogu i cili vihet në kontakt me qytetarët që kanë nevojë për tampon. Më pas ndiqet procedura e zakonshme.

Numri i 127 është mënyrë e skedimit të pacientëve. nëse dikush ka nevojë për rrezikimin e jetës, shkon ambulanca e 127, por 127 nuk bën tampone.

127 nuk ka detyrë të bëjë gjurmime dhe të marrë tamponët, këtë e kanë detyrë spitalet rajonale dhe ato universitar, si dhe institucionet kombëtare si ISHP-ja. Qytetari drejtohet te epidemiologu. pastaj është mjeku i familjes ai që bën ndjekjen e pacientëve që kanë dalë pozitivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat