Rama thumbon opozitën: Nuk jam i sigurt se ky agresion është diçka e mirë

Shqipëria

Rama thumbon opozitën: Nuk jam i sigurt se ky agresion është diçka e mirë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 08:57
Edi Rama

 

Me fjalët e shkrimtarit Ismail Kadare, kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur të thumbojë opozitën për akuzat në kohë pandemia.

Ai ka postuar një foto të Kadaresë duke shkëputur një citim të shkurtër të tij.

“Nuk jam i sigurt se ky agresion audiovizual është diçka e mirë”, thuhet në mesazhin e Kadaresë të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama.

Prej ditësh opozita dhe qeveria janë përfshirë në disa replika ku kryedemokrati Lulzim Basha e akuzon për fshehje të numrit të viktimave, ndërkohë që kryeministri Edi Rama i cilëson deklarata të ulëta që përhapin panik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat