Në kërkim për “marrëdhënie seksuale me të mitur”, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Shqipëria

Në kërkim për “marrëdhënie seksuale me të mitur”, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Durrës – Një i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Durrësit. I arrestuari është Kristjan Stojani, 23 vjeç, banues në Korçë.

Sipas policisë ai u arrestua,  pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, të cilën e ka konsumuar në vitin 2016, në Korçë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Kristjan Stojani, 23 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, të cilën e ka konsumuar në vitin 2016, në Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat