“Vetëm ata që e kanë kaluar e dinë ç’është COVID”/ Rama publikon video të pacientit të shëruar: Unë kam jetën e dytë

Shqipëria

“Vetëm ata që e kanë kaluar e dinë ç’është COVID”/ Rama publikon video të pacientit të shëruar: Unë kam jetën e dytë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:02
Pacienti

Një triumfues përballë COVID ka një apel për të gjithë qytetarët pasi ka lënë spitalin Shefqet Ndroqi.

Mesazhi i tij është ndarë mëngjesin e sotëm nga kreu i qeverisë Edi Rama. Pacienti rrëfen simptomat e para dhe momentin e shtrimit në spital.

Ai kërkon që të gjithë të respektojë masat pasi vetëm ata që e kanë kaluar këtë sëmundje mund të flasin për pasojat e saj.

Thotë se ndihet sikur ka rilindur sërish dhe për këtë i është mirënjohës mjekëve.

“Pata bllokim në frymëmarrje dhe dobësim të përgjithshëm. Shkova në spitali Shefqet Ndroqi në Urgjencë. Jam shtruar rreth orës 1 të natës. Menjëherë më kanë shtruar. I gjithë personeli ishin jashtëzakonisht të afërt, njerëzor. Ata që e kanë kaluar këtë eksperiencë të hidhur, vetëm ata e dinë, se çfarë është Covidi. Njerëzit duhet të binden nga ajo që thonë specialistët, nga ajo që thonë mjekët.

Ata që e kanë kaluar këtë eksperiencë të vështirë dhe të hidhur, ata e dinë se çfarë është covidi. Njerëzit duhet të binden tek ajo që thonë specialistët dhe mjeket. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se zbatimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm, është i detyrueshëm. Pjesa e marrjes së mësimit ishte e dhimbshme dhe kur e rikujtoj periudhën time në spital nuk mund të lë pa falënderuar stafin mjekësor, mjekë e infermierë, por një falënderim i veçantë për doktor Perlat Kapesyzin dhe doktoreshën Silvana, falë të cilëve unë jetoj një jetë të dytë. Unë sot e kam jetën prej tyre”, thotë Mecani në dëshminë e publikuar nga kryeministri Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat