Shtatë të burgosur në Fushë-Krujë infektohen me COVID/ Transferohen në Shënkoll

Shqipëria

Shtatë të burgosur në Fushë-Krujë infektohen me COVID/ Transferohen në Shënkoll

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:04
Ilustrim

Shtatë persona të infektuar me koronavirus, që vuajnë dënimin në burgun e Fushë Krujës janë transferuar drejt burgut të Shën Kollit në Lezhë.

Sipas abcnews, u është marrë tamponi edhe disa punonjësve dhe të dënuarve që dyshohet se kanë pasur kontakte me personat e infektuar.

Nga autoritetet burgu i Shënkollit është caktuar për izolimin e të dënuarve me koronavirus.

Në këtë institucion të vuajtjes së dënimit ka një ambient të posaçëm për personat prekur nga Covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat