Basha flet për mjekët e Shkodrës: Nuk kanë kushte… Ky është kolaps

Shqipëria

Basha flet për mjekët e Shkodrës: Nuk kanë kushte… Ky është kolaps

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 13:37
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Shkodra ka akuzuar edhe njëherë akuzat për qeverinë se ka fshehur numrin e viktimave.

Basha në krah të kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tha se qeveria nuk ka asnjë plan dhe se numri i viktimave një ditë më parë ka qenë më shumë se sa janë raportuar.

“Dje kemi pasur regjistrimin e numrit të rekord të vdekjeve, shifrat që fshihen nga Rama janë edhe më të këqija. Duhet të merren masa për të siguruar jetën e qytetarëve. Por qeveria ka vetëm fjalë dhe të gjithë janë në krizë”, u shpreh Basha.

Më tej numri një i opozitës u shpreh se vendi është në kolaps dhe se kjo gjendje duhet të marrë fund, pasi sipas tij qeveria nuk është funksionale.

“Mjekët në spitalin e Shkodrës nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti. Kjo gjendje kolapsi është papërgjegjshmëri e mos menaxhimit të krizës. Por nuk ka pse të vijojë kështu, ne do të ndërtojmë një qeveri funksionale në shërbim të qytetarëve. Do të sjellim shpresë të re për Shkodrën dhe Shqipërinë”, u shpreh Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat