“Vdekja e ëmbël”, mjekja shqiptare në Gjermani: Vrasje me paramendim, jam kundër pasi bie në kundërshtim me...

Shqipëria

“Vdekja e ëmbël”, mjekja shqiptare në Gjermani: Vrasje me paramendim, jam kundër pasi bie në kundërshtim me...

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 13:45
Aurora Dollenberg

Shtetet e ndryshme të botës përdorin politika të ndryshme në lidhje me eutanazinë dhe vetëvrasjen e asistuar nga mjekët. Janë vetëm 3 vende në Europë që e kanë të ligjëruar përdorimin e eutanazisë dhe vetëvrasjes së asistuar nga mjeku.

Ata janë vendet e Beneluxit; Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu. Vetëvrasjen e asistuar nga mjekët e kanë të ligjëruar Zvicra, Gjermania, Finlanda dhe Austria. Vende si Spanja, Suedia, Anglia, Italia, Hungaria dhe Norvegjia lejojnë një përdorim të eutanazisë pasive nëpërmjet rregullave strikte.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermania ishte mjekja shqiptare, Aurora Dollenberg, e cila u shpreh kundër eutanazisë aktive, pasi kjo bie ndesh me betimin e Hipokratit që bëjnë mjekët.

“Ne si mjekë kemi të drejtë të japim mjekim që heqin dhimbjet pacientëve. Nuk e çojmë në mënyrë aktive drejt vdekjes, por i lehtësojmë dhimbjet. Unë si mjeke jam për eutanazinë pasive, pasi aktivja bie ndesh me betimin e Hipokratit që kemi bërë. Eutanazia është vdekje nga dora e një personi të dytë. Nëse një pacient do që t’i japë fund jetës së tij, nuk mund ta ndalojë askush. Por eutanazia është një problem, pasi nga ana mjekësorë është e gabuar. Vetëm 1 për qind e mjekëve e pranojnë një gjë të tillë”,tha mjekja.

Sipas saj, Gjermania këtë çështje dëshiron që ta legjitimojë në një ligj të vetëm pasi ka dy aspekte të ndryshme.

“Është aspekti legjitim, e drejta e njeriut për të vendosur për vdekjen e tij në mënyrë aktive. Edhe ne si mjekë të asistojmë në vdekjen e tij, si vrasje me paramendim. Ndërkohë aspekti që e pengon është betimi i Hipokratit. Ne nuk mund të ndihmojmë për të dërguar një pacient drejt vdekjes”, tha Dollenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat