Anila Denaj fiton ‘betejën’ me Covid-19: Duhet të kemi besim të plotë tek mjekët tanë

Shqipëria

Anila Denaj fiton ‘betejën’ me Covid-19: Duhet të kemi besim të plotë tek mjekët tanë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:12
Anila Denaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka arritur të mposhtur koronavirusin.

Ajo e ka fituar betejën pas një periudhe gati dy javore e karantinuar në shtëpi.

Përmes një njoftimi në Facebook, ministrja e qeverisë “Rama”, ka shpërndarë lajmin e mirë që tamponi i kryer së fundmi ka rezultuar negativ.

“Të dashur miq! Dua të ndaj me ju rezultatin negativ në testimin e fundit ndaj Covid 19. Ftoj të gjithë të kemi besim të plotë tek mjekët tanë të familjes, sepse janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë me mesazhet tuaja inkurajuese”, – shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat