Mjeku: Pasojat që lë Covid më të dukshme pas javës së katërt, duhen bërë kontrolle

Shqipëria

Mjeku: Pasojat që lë Covid më të dukshme pas javës së katërt, duhen bërë kontrolle

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:20
Rudin Domi

Mjeku anestezist-reanimator, Rudin Domi tregon detaje për procesin e intubimit që ndodh tek pacientët me Covid. Domi thekson se për profesionin e mjekut intubimi është një procedurë normale, por për qytetarët është një proces jo shumë i dëgjuar.

Ndër të tjera ai u shpreh se intubimi te pacientët me Covid shpesh nuk ka dhënë rezultatet e pritshme, pasi siç dihet që koronavirusi ka vetinë e dëmtimit të enëve të gjakut kjo ndikon që dhe procesi i intubimit të mos japë rezultate të kënaqshme.

“Oksigjeno-terapia është një informacion jo shumë i populluar pasi jo shumë shpesh e ka lidhur pacientin me situatën, ishte kjo periudhë që e shfaqi atë. Intubimi është procedura jonë e përditshme, është një procedurë që përdoret në një situatë operacioni, në terapi intensive. Mjekët reanimator dhe anestezist janë dhe personat më përgjegjës në lidhje me trajtimin e pacientëve me Covid.

Në Shqipëri renditen mbi 200 anestezistë reanimatore që mund të bëjmë intubimin e pacientëve të sëmurë me Covid. Procedura e intubimit është një procedurë e zakonshme, fataliteti nuk ka të bëjë me intubimin, por me sëmundjet që ai ka në organizëm.

Pjesa e intubimit dhe ventilimit mekanik ka një procedurë e panjohur shumë, për mjekët është një procedurë e zakonshme dhe së treti kemi të bëjmë me një sëmundje të vështirë dhe nuk ka të bëjë fare fakti me intubimin por me mënyrën dhe kohën. Intubimi ofron oksigjen për mushkërinë dhe largon dioksidin e karbonit. Në rastin e Covid qëllimi është ndryshe, pasi ka të bëjë me faktin që të krijojmë sa më shumë rezerva oksigjeni në organizëm është një ndër situatat më të vështira që unë kam ndeshur në 22 vite punë. Pasi pas intubimit pacientët përmirësohen shumë pak, pasi nuk ka të bëjë me indin pulmonar, pasi nuk e shkëmben oksigjenin kot por ka një lidhje të ngushtë me enët e gjakut. Në momentin që enet e gjakur janë të trumbozuara siç është në rastin e Covid është e pamundur që sado oksigjen të japësh ai të përkthehet në përmirësim”, ka thënë mjeku.

Mjeku Domi ndër të tjera, ka kërkuar nga të gjithë pacientët që të bëjnë kujdes pasi pasojat që lë Covid janë më të dukshme pas javës së katërt.

“Momentin  e parë që negativizohet pacienti fillon entuziazmi por në vazhdimësi kemi parë që ky është i përkohshëm pasi kemi parë që është e rëndësishme që pacienti duhet të jetë i kujdesshëm. Në javën e katër të sëmundjes fillon periudha e rehabilitimin. Rehabilizimi tregon se pacienti me ose pa oksigjen duhet që të aktivizohet dhe të shkojë se sa shkojnë rezervat e tyre të oksigjenit. Pacienti duhet të ndiqet në vazhdimësi dhe është e rëndësishme që të bëhet kontrolli i organeve kyçe të pacientit. Si pasojë e rritjes së kortizonit nxit rritjen e glicemisë dhe rëndon diabetin, por ato që nuk e dinë se vuajnë nga diabeti është e rëndësishme kontrolli dhe komunikimi me mjekun pas periudhës së Covid.  Pacientët duhet të jenë të kujdesshëm, besoj që personat që vuajnë nga sëmundje klinike janë më të ndërgjegjshëm dhe kontrollohen te mjeku, ndërsa personat që nuk kanë shkuar asnjëherë të mjeku mund të jenë ndoshta më të rrezikuar”, u shpreh mjeku Domi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat