“Do ta fitosh këtë betejë”, Safet Gjici, mesazh për Gegën pas nisjes në Turqi

Shqipëria

“Do ta fitosh këtë betejë”, Safet Gjici, mesazh për Gegën pas nisjes në Turqi

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:49
Safet Gjici

Lajmi i dërgimit të trajnerit të Kukësit, Skënder Gega drejt Turqisë, për një trajtim të specializuar.

Kjo, pasi gjendja shëndetësore nga koronavirus është përkeqësuar, ka shqetësuar të gjithë komunitetin sportdashës dhe jo vetëm.

Presidenti i nderit të klubit verior, Safet Gjici, njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Kukësit, ka shkruar një mesazh të ndjerë në Facebook për teknikun verilindor.

“Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit tonë Skënder Gega, më shqetësoi në këto ditë të vështira të që po kalojmë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në drejtimin e ekipit tonë. Jemi të gjithë me ty Skënder në këto momente të vështira. Jam shumë i bindur që ti do ta fitosh këtë betejë”, – komenton Gjici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat