“Pensionistët, s’ke se çfarë i do, le të vdesin”, të moshuarit në Fier neglizhojnë Covid

Shqipëria

“Pensionistët, s’ke se çfarë i do, le të vdesin”, të moshuarit në Fier neglizhojnë Covid

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:10
Pensionistët

Që në fillim të shfaqjes së Covid autoritetet e shëndetit publik kanë bërë me dije se moshat e thyera janë më të rezikuarit nga ky virus. Mirpo nga një vëzhgim i thjeshtë është vërtetuar se pikërisht këto mosha janë më neglizhente në zbatimin e masave mbrojtëse.

Drejtoria e Shëndetit Publik të Fierit bën me dije se pensionistët zënë përqindjen më të madhe të të infektuarve të ditëve të fundit.

Ndonëse janë të vetëdijshëm për rrezikun e virusit kjo nuk i ka ndaluar të grumbullohen në parqe për të kaluar kohën me shokët.

“Pensionistët, s’ke se çfarë i do, le të vdesin”, u shpreh një i moshuar.

Ministria e Shendetësisë thekson se Covid në Fier po përhapet me shpejtësi duke u renditur në vendin e dytë, pas Tiranës, me 1333 raste aktive.

Kujtojmë se një ditë më parë ministria e shëndetësisë raportoi 85 raste të reja nga të cilat 21 në Patos dhe pjesa tjetër në qytetin e Fierit. Mes të infektuarve në Patos janë 2 shoferë taksie, edukatorë kopshti dhe mësues.  Raste të shumta janë raportuar edhe mes radhëve të policisë. Ndërkohë që në të gjitha institucionet kryesore prej kohësh janë vatra aktive të infeksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat