Aksident i rëndë me disa të plagosur, dy janë bllokuar në makinë, kërkohet helikopter nga Tirana

Shqipëria

Aksident i rëndë me disa të plagosur, dy janë bllokuar në makinë, kërkohet helikopter nga Tirana

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:22
Ilustrim

Disa persona raportohet se kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Iballë-Fierzë, në vendin e quajtur Kokedode.

Mësohet paraprakisht se disa punonjës të pyjores janë aksidentuar me automjet.

Terreni i vështirë e pamundëson ndërhyrjen e ambulancës, dhe kërkohet ndihmë përmes ajrit.

Po ashtu, nga informacionet paraprake, dyshohet se dy prej tyre janë bllokuar në makinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat