Festat e Nëntorit, qeveria apel qytetarëve: Patriot sot është kush qëndron në shtëpi

Shqipëria

Festat e Nëntorit, qeveria apel qytetarëve: Patriot sot është kush qëndron në shtëpi

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:23
Ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, tha se masat e vendosura kanë efekt vetëm nëse gjithësecili prej nesh merr përgjegjësitë e veta në parandalimin e këtij virusi.

Manastirliu ka bërë apel për respektimin rigoroz të rregullave të vendosura gjatë festave të Nentorit, duke u shprehur se patriot është kush qëndron në shtëpi.

“E kuptojmë fare mirë dëshirën për të festuar, aq më tepër Festat e Nentorit. Por këtë vit, këto festa na gjejnë përballë një sfide të shëndetit publik, që ndodh një herë në shekull.

Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve.

Do të vijë një kohë kur, ndër fitoret tona më të medha do të jete dhe fitorja që arritëm bashkë në betejën për shëndetin!”, tha Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat