Aksidentohen rëndë punonjësit e IKMT-së, do dërgohen me helikopter drejt Traumës

Shqipëria

Aksidentohen rëndë punonjësit e IKMT-së, do dërgohen me helikopter drejt Traumës

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor rural Iballe-Berishë.

Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit. Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet M.D., dhe LL.P.

Mësohet se në automjet po udhëtonin dhe punonjës të IKMT Shkodër.

Bëhet me dije se një helikopter i ministrisë së Shëndetësisë është nisur drejt zonës së aksidentit, për të transportuar drejt spitalit të Traumës dy të plagosurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat