Mbyllen pikat kufitare me Malin e Zi, policia: Kategoritë që bëjnë përjashtim

Shqipëria

Mbyllen pikat kufitare me Malin e Zi, policia: Kategoritë që bëjnë përjashtim

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:38
Ilustrim

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër tha se duke nisur nga dita e sotme, ndalohet qarkullimi në pikat kufitare me Malin e Zi, në një afat të caktuar.

Edhe stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan bënë sqarimin përkatës.

Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, duke nisur nga sot, dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

Sqarojmë se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat