Rihapet tenderi 1.4 mln euro, Policia e Shtetit rinis procedurën për lejet e qëndrimit

Shqipëria

Rihapet tenderi 1.4 mln euro, Policia e Shtetit rinis procedurën për lejet e qëndrimit

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 18:28
Ilustrim

Një ditë pas anulimit, tenderi i Policisë së Shtetit me vlerë 1.4 milionë euro është rihapur sërish. Në një kohë kur buxheti i shtetit po përballet me vështirësi nga pandemia dhe fatkeqësia e tërmetit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka zgjedhur të shpenzojë për pajisjen me karta biometrike të 33 shtetasve të huaj me qëndrim në Shqipëri.

Drejtoria e Përgjithshmë e Policisë së Shtetit ka rihapur tenderin me vlerë 1.4 milionë euro për prodhimin e kartave për leje qëndrimi për shtetasit e huaj në Shqipëri pavarësisht se vendi po kalon vështirësi të theksuara nga pandemia dhe fatkeqësia natyrore e tërmetit.

Më 23 nëntor Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi pezullimin e procedurës, pasi nuk ishte paraqitur asnjë ofertë branda afateve kohore të përcaktuara por një ditë më pas tenderi me faturë 1.4 milionë është rihapur sërish.

Përmes kësaj procedure synohet prodhimi i 33 mijë kartave biometrike për të gjithë personat e huaj që hyjnë dhe dalin nga territori i Shqipërisë, të cilët do të pajisen me këtë dokument elektronik edhe pse deri tani kanë mbajtur një dokument në format A4.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit edhe në garën e rihapur ka parashikuar ndër të tjera blerjen e 10 seteve të pajisjeve të zyrave dhe lidhja me internet edhe pse ky shërbim sipas ligjeve në fuqi aktualisht ofrohet nga sektori i kufirit dhe migracionit në Policinë e Shtetit.

Ky dokument është modeli që do zëvëndësojë lejen aktuale të qëndrimit e cila jepej në formatin e dokumentit A4 dhe printohej në zyrat lokale të drejtorive vendore të kufirit dhe migracionit.

Karta biometrike do të jetë e njëjtë me kartën identifikuese që përdorin shtetasit shqiptarë por do të ketë ndryshime përsa i përket kohëzgjatjes si dhe do të përmbajë elementë të qëllimit të personit në vendin tonë.

Në dokumentat standarde të tenderit argumentohet se leja e qëndrimit e kompozuar me elementë sigurie ofron një nivel të lartë sigurie kundër kopjimit.

Të gjitha kompanitë e interesuara do të kenë afat deri në 18 dhjetor për të dorëzuar ofertat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat