Covid-19 u mori jetën dy mjekëve, kolegët: Të trishtuar, por të detyruar ta vazhdojmë këtë betejë

Shqipëria

Covid-19 u mori jetën dy mjekëve, kolegët: Të trishtuar, por të detyruar ta vazhdojmë këtë betejë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Kolegët e mjekëve, Dr. Bledi Nini dhe Dr. Ibrahim Kaziu kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta si pasojë e koronavirusit.

Nëpërmjet një reagimi të publikuar faqen zyrtare, Qendra Kombëtare e Urgjencës, kolegët kanë vlerësuar shërbimin e tyre profesionist dhe të palodhur ndaj pacientëve.

Mjekët, infermierët, i gjithë personeli, që nga fillimi i pandemisë ndodhen në vijën e parë të rrezikut për shkak të COVID-19 që ka prekur gjithë botën.

Ky virus nuk ka kursyer as jetët e bluzave të bardha, atyre që tashmë në sytë tanë janë “heronjtë shpëtimtarë” dhe pavarësisht kësaj, ata janë të detyruar ta vazhdojnë këtë betejë për të shpëtuar jetët e pacientëve.

“Ne jemi të trishtuar por të detyruar ta vazhdojmë këtë betejë, ne jemi të nderuar që ishit pjesë e ekipeve mjekësore. Ju qoftë dheu I lehtë, dëshmorë të një lufte të zgjatur, por që një ditë do të përfundoj falë edhe kontributit tuaj, por me çmim kaq të shtrenjtë. Ngushëllime familjeve dhe të afërmve të tyre”, shkruhet në reagim.

Statusi:

Covid-19 nuk kursen as bluzat e bardha.

Trishtimi i humbjes të jetës së dy kolegëve, Dr.Bledi Nini dhe Dr. Ibrahim Kaziu, ditën e sotme është i papërshkruar.

Profesionistë të vijës së parë, që shpesh herë harrojnë edhe jetën e tyre në shërbim të pacientëve, të njerëzve në nevojë.

Ne jemi të trishtuar por të detyruar ta vazhdojmë këtë betejë, ne jemi të nderuar që ishit pjesë e ekipeve mjeksore. Ju qoftë dheu I lehtë, dëshmorë të një lufte të zgjatur, por që një ditë do të përfundoj falë edhe kontributit tuaj, por me çmim kaq të shtrenjtë.

Ngushëllime familjeve dhe të afërmve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat