“Qeveria po ndjek shëndetësinë të parën”, Kadia: Vendi po përjeton tre situata

Shqipëria

“Qeveria po ndjek shëndetësinë të parën”, Kadia: Vendi po përjeton tre situata

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 22:40
Zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia

Zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia tha se qeveria aktuale ka vënë në përparësi shëndetësinë në vend, mbrëmjen e sotme në Open.

Sipas tij, vendi po përjeton tre situata, , menaxhimi i situatës, minimizimi i i efekteve ekonomike dhe mos humbja e fokusit si shoqëri.

“Qeveria po ndjek shëndetësinë të parën, menaxhimi i situatës shëndetësore është një proces në lëvizje. Duke parë të dhënat që buxheti për vitin e ardhshëm është 55.3 miliardë lekë për shëndetësinë,pagat e mjekëve do të rriten me 40% duke i shpërblyer. 36 autoambulanca , 100 shtretër të rinj, 34 respiratorë.

Sot kemi tre situata njëkohësisht, menaxhimi i situatës, minimizimi i i efekteve ekonomike, nga këto masa që merren, të ndërpresësh jetën pas orës 10 ka kosto të madhe dhe e treta s’duhet të humbasim fokusin si shoqëri, duhet të jemi të qartë pasi të dalim  nga kjo situatë”, tha Kadia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat