Ngjela: Pandemia, po godet po kërkon edhe para…

Shqipëria

Ngjela: Pandemia, po godet po kërkon edhe para…

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 23:06
Spartak Ngjela

Në emisionin “Open”, po diskutohet për shëndetin dhe ekonominë, të lidhura këto me situatën kaotike që po kalon vendi e bota për shkak të COVID-19.

Avokati Spartak Ngjela, i cili ishte një nga të ftuarit, tha se sipas tij 40% e tregut drejtohet nga krimi i organizuar. E për këtë arsye, sipas Ngjelës, shteti po përfiton sasi të vogla nga tregu. Ai e cilësoi situatën si një luftë dhe në një luftë sipas avokatit tregu është i pa prekshëm.

“Pandemia po godet po kërkon edhe para, ne nuk kërkojmë të dhëna që çfarë ka qeveria, duke goditur tregun s’ka se si merr para. me rritjen e pagave pavarësisht se mendohet si sociale, ai po pompon para në treg, në momentin që do hyjnë në treg, ai nuk e jep se sa është konsumi. Tregun deri tani nuk e ka goditur pandemia por mungesa e ligjit, se funksionon në korrupsion.

Pandemia kërkon para, krimi i organizuar drejton të paktën 40% të treguat, se krimi nuk është me armë në dorë është tregu pa ligj, të dhënat e mia si avokat është që po kërkojnë të heqin para nga tregu, çfarë po bën qeveria, këto që po merr janë të vogla. Po të ishte luftë do të thoshe atdheu apo shëndeti. Kjo konceptohet si luftë, nuk duhet të preket tregu. Nuk kemi të dhëna se të godasësh tregun për shëndetin mund të fundosen të dyja. Nuk e dimë se sa paguan qeveria dhe ku e ka prioritetin tek shëndeti apo tregu. E dini ju që nuk funksionon Banka e Shqipërisë? Juve nuk dini asgjë. Qeveria mban sekrete, mbase jam mbase s’jam i informuar por i qëndroj gjykimit tim. Duke mos kufizuar tregun do të na rritet vdekja, apo duke përmirësuar tregun do të rritet vdekja”, tha Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat