Tërhiqte qenin zvarrë me makinë, shoqërohet shoferi i taksisë: E gjeta të ngordhur, po e çoja tek koshi i mbeturinave

Shqipëria

Tërhiqte qenin zvarrë me makinë, shoqërohet shoferi i taksisë: E gjeta të ngordhur, po e çoja tek koshi i mbeturinave

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 09:29
Ilustrim

Durrës- Policia  e Durrësit ka shoqëruar një 67-vjeçar, pasi është fotografuar që me makinën e tij tërhiqte një qen të ngordhur.

Sipas policisë ka nisur hetimet për H. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”. Ky i fundit ka deklaruar se kishte konstatuar kafshën (qenin), të ngordhur, në rrugë, në afërsi të banesës ku jeton, (bazuar kjo dhe nga dëshmitë e personave të tjerë, banues në atë lagje), dhe e kishte marrë për ta spostuar pranë koshit të mbeturinave.

Njoftimi i policisë:

Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Durrës, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Benz”, shtetasin H. H., 67 vjeç, banues në Durrës, i cili deklaroi se e kishte konstatuar kafshën (qenin), të ngordhur, në rrugë, në afërsi të banesës ku jeton, (bazuar kjo dhe nga dëshmitë e personave të tjerë, banues në atë lagje), dhe e kishte marrë për ta spostuar pranë koshit të mbeturinave.

Në vijim të veprimeve seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, procedoi penalisht shtetasin H. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat