Anëtar i organizatave kriminale në Itali, 30-vjeçari kapet në Vlorë

Shqipëria

Anëtar i organizatave kriminale në Itali, 30-vjeçari kapet në Vlorë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:40
Ilustrim

Një 30-vjeçar nga Orikumi është arrestuar nga Policia e Vlorës me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi G.K., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij është bërë pas shpalles në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane.

Kjo pasi Gjykata e Mesinas, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat