‘Ishte vullneti i Zotit’/ Humbi 3 fëmijët dhe gruan, rrëfimi i Albert Carës si i mbijetoi tragjedisë: Preka djalin, ishte ende i ngrohtë!

Shqipëria

‘Ishte vullneti i Zotit’/ Humbi 3 fëmijët dhe gruan, rrëfimi i Albert Carës si i mbijetoi tragjedisë: Preka djalin, ishte ende i ngrohtë!

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 14:14
Pamje nga video

Më fort se këdo tjetër tërmeti i 26 nëntorit ka goditur familjen Cara. Plot 9 anëtarë të kësaj familje u zunë nga gërmadha. Nga këta vetëm dy u nxorën me frymë jete prej gërmadhave. Shtatë të tjerë mbyllën sytë përgjithmonë.

Albert Cara është një nga të mbijetuarit e tërmetit tragjik të 26 nëntorit i humbi 3 fëmijët e tij, gruan dhe nusen e djalit.

Në pallatin që u shkatërrua jetonin 2 familje të fisit Cara.

Familja e Albertit dhe Fatmirës. Dy njerëz të thjeshtë që i kishin rritur fëmijët duke punuar si shitës ambulantë në tregjet e zonës së Kurbinit. Fatmira ishte një vajzë e rritur në Thumanë, ndërsa Alberti vinte nga një familje Mirditore, të cilën sistemi komunist e kishte interrnuar në Thumanë. Ata patën 3 fëmijë: Almirin, Erisën dhe Hasanin që trashëgonte emrin e gjyshit që u shuan nën rrënoja.

Për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, i mbijetuari Albert Cara ka rrëfyer ngjarjen tragjike që ndodhi në jetën e tij. ai kujton me përpikmëri çdo moment ndërsa thotë  se nuk e ka humbur shpresën dhe se ky ka qenë vullneti i Zotit dhe e ka pranuar si të tillë.

Ai kujto momentin që gjendej nën rrënoja duke thënë se për një moment priste të asfiksohej nga mungesa e oksigjenit. Ai më tej shton se kishte zgjatur krahun dhe prekur fëmijën e tij të vogël.

“E ndjeva se ishte ende i nxehtë. Por për një orë u ftoh. Falenderova Zotin që nuk e la të vuante shumë” ka thënë ai me zërin që i dridhej.

Në fund Berti ka thënë se ka filluar ta marrë veten, por sërish në darkë kur ndodhet vetëm, ‘komunikon’ me fëmijët dhe familjen e shuar dhe se e di që ata e dëgjojnë.

Pjesë nga intervista me gazetarin Muhamed Veliu:

Muhamed Veliu: Si kanë qenë këto 365 ditë për ty?

Albert Cara: Jo të lehta. Si Bert. I kap pas sytë plotë nuk më kanë lënë vetëm. Mbi të gjitha kam pas Zotin me vete. Kam qenë aktiv dhe mundohem të jem aktiv. Në rast se atëherë merrja një ditë kohë për bletët, sot e bëj dy herë këtë aktivitet. Të rrijë me njerëzit i bashkëshoqëruar. Jam koshient se çfarë ka ndodhur. Ankth. Por kështu erdhi nga i madhi zot. Halla ja kam bërë.  Dhimbja është unë do të rri më i fortë.

Muhamed Veliu: Si e kujtoni atë ditë kur mundën t’ju shpëtojnë. ?

Albert Cara: Gjithçka e kam të regjistruar në kokë. Mund ta kem humbur në Itali pak në operacion, E kam përjetuar gjithçka. Nuk është e lehtë. Mbi të gjitha thoja do asfiksohem se nuk kisha oksigjen nën rrënoja. Zoti bëri mrekulli. Më zbuluan. Gjithçka e kam përjetuar. Kam prek trupin e djalit të vogël ishte akoma i nxehtë. Se vetëm njëra dorë më lëvizte. Nuk zgjati as një orë dhe ishte bërë akull. Ia dita për nder Zotit që e mori shpejt nuk e la të vuante. Shumë shpejt pasi u përmbys kam dëgjuar zërat dhe fenelinat. Në kohë rekord erdhën. Dikush shpëtoj pat fatin. Gjithçka më kujtohet, edhe rrugëtimi në Itali. Më pas e kam parë vetën në krevat në operacion. Por jam mirë mbi të gjitha më kanë dhënë forcë nga an mendore. Nga ana psikologjike njerëzit  e tyre të dashurve, Në darkë jam vetëm. Por kam fëmijët aty. flas me ta. Bëj muhabet me ta. Ka momente të vështira që edhe unë emocionohem. Prej mishi e gjaku jam. do ta nxjerr kur të dua unë. Mundohem për respekt të atyre.

Muhamed Veliu: Është për tu admiruar kjo përpjekje që ju po bëni Bert për të tejkalur këtë që ndodhi. Padiskutim që jetët e humbura këtu janë të pakthyeshme. Por një vit më pas kur ju vini këtu në këtë pallat ku për pak sa nuk humbët jetën. Si ju duket kjo që po ndodh?

Albert Cara: Ja ta shohim me sy të lirë. Është shumë e fortë për arsye se si unë si të tjerët krijuam jetën këtu. Pres të rimëkëmbet dhe të marr syun e një banese apo një qyteti”

Muhamed Veliu: Paç vetëm të mira!

Në pallat jetonin 2 familje të fisit Cara.

Familja e Albertit dhe Fatmirës. Dy njerëz të thjeshtë që i kishin rritur fëmijët duke punuar si shitës ambulantë në tregjet e zonës së Kurbinit. Fatmira ishte një vajzë e rritur në Thumanë, ndërsa Alberti vinte nga një familje Mirditore, të cilën sistemi komunist e kishte interrnuar në Thumanë. Ata patën 3 fëmijë: Almirin, Erisën dhe Hasanin që trashëgonte emrin e gjyshit. Natën e tragjedisë në apartament me ta, ndodhej edhe e fejuara e Almirit, Diastela Steneci…një vajzë nga Korça e cila do të qëndronte pak ditë në Thumanë pranë familjes së të fejuarit. E gjithë kjo familje u shua e gjitha. I vetmi i mbijetuar është Alberti, kryefamiljari.

Në të njëjtin pallat me Albertin jetonte edhe nëna e tij, Anthi Cara. Ajo ndante një apartament në katin e parë me vajzën e saj Linditën dhe mbesën Sadajana. Lindita ishte divorcuar vite më parë nga bashkëshorti i saj dhe vajzën e vogël e kishte rritur Gjyshja. Megjithatë babai i Sadajanës dhe ish-bashkëshorti i Linditës mbante lidhje të vazhdueshme me familjen. Familjarët tregojnë se natën e tërmetit ai ishte duke biseduar në telefon me të bijën deri në orët e vona të natës. Kur pa lajmin e tërmetit në media ai telefonoi përsëri të bijën, por telefoni i Sadajanës nuk u hap. Ajo tashmë ishte nën rrënoja bashkë me gjyshen që e rriti, dhe të gjithë anëtarët e tjerë të kësaj familje.

Viktimat e familjes Cara: 

1.Fatmira Cara 53 vjeç,
2. Hasan Cara vjeç 18,
3. Anthi Cara vjeç 72,
4. Almir Cara vjeç 29,
5. Stela Zvergeci vjeç 21, e fejuara e Almir Cares, nga Korça,
6. Erisa Cara, 28 vjeçe,
7. Sadajana Hysa (Cara)21 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat