“Doktori i mirë jep ilaçe të shtrenjta…” Mjeku nga Anglia u tregon shqiptarëve 3 mitet që duhen thyer

Shqipëria

“Doktori i mirë jep ilaçe të shtrenjta…” Mjeku nga Anglia u tregon shqiptarëve 3 mitet që duhen thyer

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 00:12
Ardian Fandi

Doktori shqiptar Ardian Fandi me banim në Londër, anëtar i shoqatës së mjekëve europianë në Angli bën një skaner të asaj çfarë po ndodh me mjekët dhe shqiptarët në këtë kohë pandemie.

Ne do ju sugjerojmë t’i lexoni për të thyer disa mite të cilat të krijuar nga rrethanat apo dhe nga padija i kemi krijuar  

Pjesë të shkëputura nga intervista në studion e Ora News që doktor Ardian Fandi dha me skype për gazetaren Matilda Mcini.

1. Mos kini frikë të shkoni në spital

“Në Shqipëri njerëzit kanë frikë të shkojnë në spital. Kanë frikë se humbasin jetën pasi kanë frikë se nuk i trajtojnë. Kjo nuk është e vërtetë pasi në spital ka specialistë që ndjek ecurinë tënde çdo ditë.

Ndërkohë në Itali ndodh e kundërta. Janë pacientët ata që janë në spital e nuk duan të dalin nga spitali sepse kanë frikë se nuk kanë kujdesin që kanë pasur atje.

Të sëmurët duke vonuar shkuarjen në spital rëndojnë shëndetin e tyre. Nuk mund të shkosh në spital kur je rëndë dhe në momentin e fundit, mjekët nuk kanë çfarë të bëjnë.  

2. Doktori i mirë jep ilaçe të shtrenjta

Cfarë ndodh në Shqipëri. Njerëzit thërrasin një doktor, dhe shikojnë që për tre ditë ata nuk bëhen mirë. Natyrisht nga covidi nuk mund të bëhesh mirë për tre ditë, madje për tre ditë mund të përkeqësohesh nga Covid. Ata thonë, ky doktor nuk është gjë dhe thërrasin doktorin e dytë.

Doktori i dytë sheh çfarë ilaçesh ka dhënë i pari  – bëjnë llogarinë se ata nuk janë profesionistë por ekonomistë më shumë se doktorë – dhe jep ilaçe më të shtrenjta vetëm për të treguar se doktori i mirë jep ilaçe të shtrenjta. Është mentalitet tërësisht i gabuar që i përket Turqisë së shekullit të XVIII dhe jo Shqipërisë së shekullit XX. Nuk jemi këtu për tu tallur me njerëzit por për të shëruar ata. Prandaj duhet të jepen antibiotikët e duhur.

3. Mjeket shqiptare kane protokolle

Ne si shoqatë e mjekëve europianë në Angli, ua çojmë kolegëve tanë protokollet si në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, por varet se kush i dëgjon këto këshilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat