Manastirliu tregon si do i kalojmë festat e fundvitit!

Shqipëria

Manastirliu tregon si do i kalojmë festat e fundvitit!

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 08:14
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” ku ka zbuluar më shumë detaje rreth situatës aktuale.

Teksa infektimet dhe viktimat nga Covid-19 janë në rritje, po afrojnë edhe festat e fundvitit që gjithnjë ngjallin emocione e shpresë tek qytetarët kudo në botë.

Por ndryshe nga çdo herë tjetër këtë vit të ri do e presim në kushte pandemie, teksa në shumë vende qeveritë nuk do organizojnë aktivitete për të shmangur grumbullimet.

Manastirliu tha se festat që po afrojnë do të festohen në familje, duke respektuar rregullat anti-Covid. Megjithatë, nuk ishte e qartë nëse do ketë aktivitet të organizuara nga qeveria e bashkitë apo jo.

Është në dorën tonë, por patjetër do jemi në kushtet e kërkesave të kohës. Do të vijojë të kërkohet shmangia e të gjitha kontakteve jo të domosdoshme por do jemi në familje.

Manastirliu deklaroi se 20 % e popullatës shqiptare do të vaksinohen të parët me ‘Covax’ për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Ministrja tha se ndonëse nuk tha një informacion të saktë se kur do të mbërrijë vaksina, por shtoi se më shumë informacione do të kemi në dhjetor.

“Qeveria shqiptare ka parapaguar për 570 mijë qytetarë, 20% të popullatës dozat e vaksinës përmes instrumentit të Covax. Covax përfshin 10 kompani që punojnë për prodhimin e vaksinës. Duke bërë parapagimin Shqipëria ka hyrë në kandidatët potenciale për vaksinën. Të parët që do të targetohen nga vaksina janë grupet e rriskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, mësuesit, policët. Ekspertët kanë vendosur që fillohet me 20%”, tha Manastirliu, ndërsa pohoi se vaksina nuk do të jetë falas dhe nuk është e detyrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat