Vrasja e 23-vjeçarit në Bulqizë/ Shoku mohon krimin: Na qëlluan persona të tjerë

Shqipëria

Vrasja e 23-vjeçarit në Bulqizë/ Shoku mohon krimin: Na qëlluan persona të tjerë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:27
Klodian Kola

Klodian Kola, i riu që u raportua se qëlloi shokun e tij, Elidon Basha, nga pakujdesia teksa kishin dalë për gjueti, mohon akuzën.

Sipas informacioneve bëjnë me dije se Kola ka mohuar krimin në polici.

Ai ka deklaruar se shokut të tij, Elidon Basha i është bërë atentat.

“Unë e dërgova në spital Elidon Bashën, vdiq nga gjakderdhja. Drejt meje dhe Elidon Bashës është qëlluar nga persona të tjerë, nuk e kam qëlluar unë”, mësohet te jetë shprehur autori në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat