Prej 3 javësh në spital, vdes nga Covid 19 piktorja e njohur shqiptare

Shqipëria

Prej 3 javësh në spital, vdes nga Covid 19 piktorja e njohur shqiptare

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 14:45
Lumturi Blloshmi

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare piktorja e njohur në Shqipëri, Lumturi Blloshmi.

Ajo kishte tre javë që ishte shtruar në spital e infektuar me Covid 19 dhe ka ndërruar jetë, pa arritur ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm.

Lumturi Blloshmi lindi në vitin 1944 në Tiranë. Ajo u diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, sot (AAB).

Ka punuar në disa institucione kulturore, së fundmi në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Ka ekspozuar rregullisht veprat e saj para dhe pas viteve ’90 dhe, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat