Sekuestrimi i pasurive të Shqipërisë, Vasili: E kam paralajmëruar vite më parë

Shqipëria

Sekuestrimi i pasurive të Shqipërisë, Vasili: E kam paralajmëruar vite më parë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 16:47
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka folur sot në lidhje me sekuestrimin e pasurive shqiptare që ndodhen në banka e institucione të huaja.

Gjatë një interviste në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, Vasili përballë moderatores Armela Ferko është shprehur se, këtë situatë e ka paralajmëruar vite më parë, që kur ai ka qenë ministër i Drejtësisë në qeverinë ‘Rama 1’.

‘Kohë përpara kur isha ministër, i jam drejtuar Edi Ramës si kryeministër, Ilir Metës si kreu i Kuvendit dhe avokates së shtetit.

Atëherë i kam thënë se bëhet fjalë për një shumë prej rreth 2 miliardë Eurosh, ku mes tyre ishte dhe Beccheti.

Kjo çështje ishte e pambrojtshme, pasi bëhej fjalë për një çështje politike me Agon Channel, të cilët kishin një qasje ndryshe nga qeveria e censurës së Edi Ramës. Dhe veprimet e Ramës do ti kushtonin shqiptarëve, miliona euro.

Sot lajmet janë më tronditëse, pasi për mua si Petrit humbja në arbitrazh nuk ishte e papritur, sepse veprimet e Edi Ramës ishin arbitrare, njësoj si Enver Hoxha në vitin 1945, pasi veprimet ishin shumë zemërake vetëm për ti mbyllur gojën atij televizioni.

Shteti shqiptar ka humbur 3 herë më shumë para për të mbrojtur skandalin.

Veprimi i sekuestrimit të pronave të shtetit shqiptar, një veprim logjik. Këta harrojnë se ne jemi një vend i hapur, paratë që sekuestrohen janë të shqiptarëve.

Pasojat e këtyre sekuestrimeve janë dy.

Një pasojë e madhe është fytyra e Shqipërisë në botë, kjo është shkatërrimtare, sepse tregon se vendi ynë qeveriset nga gangsterë dhe mesazhi që jepet është që të mos afrohen investuesit e huaj sepse ky vend qeveriset nga disa njerëz që të rrëmbejnë pronën.

Edi Rama ka vetëm një ëndërr, që të flasë vetëm ERTV-ja e tij dhe gjithkush tjetër që flet ndryshe, do të sulmohet.

Në stadin ku ndodhet procedura të detyron likuidim. Ata që kanë filluar procedurat e njohin në mënyrë të shkëlqyer ligjin dhe prandaj kanë nisur punën e tyre. Të jeni të bindur se nëse një pikë e vetme do të ndalonte procedurën, asnjë kompani e huaj nuk do të niste gishtin’, tha Petrit Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat