Pse të përfitojë tërmeti i nëntorit para atij të shtatorit?/ Besim Qehaja: Të vlerësohet aq sa meritoj

Shqipëria

Pse të përfitojë tërmeti i nëntorit para atij të shtatorit?/ Besim Qehaja: Të vlerësohet aq sa meritoj

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:23
Besim Qehaja

Tërmeti i shtatorit të 2019 solli mjaft dëme në ndërtesa, por fatmirësisht jo viktima siç ndodhi më 26 nëntor. 

Shtëpia e Besim Qehajas në Babrru është një prej objekteve të dëmtuara në shtator të një viti më parë.

 Ai thotë se dëmet u vlerësuan nga ekspertët .

 “U vlerësua nga disa ekspertë të Bashkisë dhe thanë që 2.5 milionë të vjetra.” Që prej shtatorit e deri më tani nuk ka marrë dëmshpërblimin. “Pse duhet të përfitojë dhjetori para shtatorit? Kur i dhjetorit nuk më prishi gjë, kurse i shtatorit diçka më prishi. E deklaroja, ndërkohë që as informacion nuk kam marrë, jo lekë.”

 Për Besimin është e padrejtë që po marrin dëmshpërblim të dëmtuarit e nëntorit dhe ende nuk është mbyllur puna me ata të shtatorit, ndaj kërkon drejtësi “Unë kërkoj vetëm atë që meritoj.” Nga tërmeti i 21 shtatorit u dëmtuan 915 banesave dhe pallate. Ndërsa tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi 7905 objekte të cilat konsiderohen të pabanueshme nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit. Ndërkohë janë 8748 objekte të dëmtuara lehtë apo mesatarisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat