Shqipëria lufton me Covid, në Minstrinë e Jashtme bëjnë tender për uiski, amaro, raki dhe verë!

Shqipëria

Shqipëria lufton me Covid, në Minstrinë e Jashtme bëjnë tender për uiski, amaro, raki dhe verë!

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:23
Minstria e Jashtme

Ndërkohë që Shqipëria po përballet me krizën e Covid, ku shumë njerëz janë duke humbur jetën edhe si pasojë e problematikave në sistemin shëndetësor, duket se diplomacia nuk njeh kurrë krizë.

Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, ku titullari i saj Adhurim Saliu, po bën gati shportat për punonjësit. Dhe shporta jo dosido.

Objekti i tenderit është “blerje dhurata dhe kartolina urimi me rastin e festave të fundvitit”, ndërkohë që po përgatiten dhjetëra shporta të mëdha të dekoruara. Këto shporta do të kenë brenda tyre 1 shishe uiski cilësore, 700 ml, me 40% alkool. 1 shishe amaro cilësore, 700 ml, përqindja e alkoolit mbi 21 %.

Shishe verë shqiptare, cilësia e parë, e vjetëruar në dru lisi, me ambalazh qelqi, 750 ml, mbi 13 % alkool. Vera preferohet të jetë viti i prodhimit 2010. Kërkohet me të njëjtën vjetërësi edhe 1 shishe raki rrushi me ambalazh qelqi, 750 ml me mbi 21 % alkool.

Në shportë do të ketë 4 pako çokollata cilësore 1000 gr, 4 pako fruta të thata cilësore 500 gr, 2 pako karamele cilësore 500 gr. Mësohet se, krahas shportave, kjo drejtori do të blejë edhe 170 shishe me verë shqiptare, cilësia e parë, e vjetëruar në dru lisi me ambalazh qelqi. Kërkohet me alkool mbi 13 % dhe të jetë prodhuar në vitin 2010.

Diplomatët, ndryshe nga profesionet utilitare në Shqipëri si mjekët, policët, mësuesit, ushtarakët etj, vijojnë të bëjnë jetë luksi. Çfarë dhuratash marrin diplomatët dhe çfarë dhuratash marrin të tjerët? Për të parët mjafton të shohësh se çfarë tënderësh bën Drejtoria e Shërbimit Diplomatik, ku do të blejnë me paratë tona uiski, amaro, raki, verë, fruta të thata e madje çokollata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat