BE vaksina dhuratë për Shqipërinë, firmoset kontrata për blerjen e dy miliardë dozave

Shqipëria

BE vaksina dhuratë për Shqipërinë, firmoset kontrata për blerjen e dy miliardë dozave

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë do të marrin vaksina nga sasia prej rreth dy miliardë dozash që Brukseli ka rezervuar me disa prodhues. Sipas presidentes të Komisionit Europian Ursula von der Leyen, kjo sasi vaksinash mundëson vaksinimin e 700 milionë vetëve, përfshirë qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe Afrikës.

Gjatë një video telefonate me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, von der Leyen, tha se Austria do të marrë dy për qind të numrit të përgjithshëm të vaksinave të porositura nga BE-ja, shumë më tepër sesa nevoja e Austrisë.

Zyrtarët në Bruksel presin që vaksinat e para të jenë në dispozicion brenda dhjetorit. Së fundi Komisioni nënshkroi kontratën e gjashtë për blerjen e vaksinave më 25 nëntor me kompaninë farmaceutike amerikane Moderna.

Secila vaksinë do të vlerësohet së pari nga Agjencia Europiane e Mjekësisë. Por rezultatet e fundit të provave klinike për vaksinën e firmës AstraZeneca kanë ngritur disa pyetje në publik. Provat treguan efektshmëri të ndryshme tek një grup vullnetarësh.

“Informacionet që kemi në dispozicion janë të kufizuara. Ne duhet të presim publikimin e të dhënave të plota të studimit dhe të shohim se si rregullatorët do t’i shohin rezultatet”, tha Peter Openshaw, profesor i mjekësisë alternative në Kolegjin Imperial të Londrës. Kompania farmaceutike britanike, AstraZeneca tha të hënën se vaksina e saj eksperimentale, e zhvilluar në bashkëpunimin me Universitetin e Oxfordit, parandalon mesatarisht 70 për qind të rasteve me COVID-19. Kjo kompani tha se këto të dhëna dalin nga studimet e avancuara që kanë kryera në Britani dhe në Brazil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat