28-29 Nëntori, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Mos bëni festa

Shqipëria

28-29 Nëntori, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Mos bëni festa

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:25
Ministria e Shëndetësisë

Kjo fundjavë përkon me festat e 28-29 nëntorit, që na gjejnë në një situatë të pazakontë për shkak të situatës me pandeminë e Covid 19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka bërë apel qytetarëve që gjatë ditëve të festave të nëntorit të shmangin grumbullimet masive me më shumë se 10 vetë,/

Kanë kërkuar të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar, për të kufizuar në maksimum përhapjen e infeksionit.

“Patriot është kush respekton rregullat për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjenën”- thuhet në njoftimin e Ministrisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat