“Basha vjen me ofertë serioze”, Agron Gjekmarkaj: Partitë e reja duan ndryshimin

Shqipëria

“Basha vjen me ofertë serioze”, Agron Gjekmarkaj: Partitë e reja duan ndryshimin

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:46
Agron Gjekmarkaj

Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Basha është një kandidat për kryeministër, që vjen me ofertë serioze.

“Rama do që të lërë Bashën në hije. Këta janë 5 muaj jetikë për opozitën, sepse do të duhet të fitojë zgjedhjet më 25 prill. Opozita duhet të bashkonte më shumë të djathtët. Çdo votë e të djathtëve vlen.

Opozita duhet të veprojë shpejt, sepse njerëzit e gjykojnë edhe për bashkimin e një fryme të përgjithshme. Është opozita ajo që duhet të vijë në pushtet dhe kjo opozitë e ka kandidatin për kryeministër, Bashën, që ka program normal për të nxjerrë Shqipërinë nga ky batak ku jemi”, tha Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj theksoi se afër 2 000 familje vazhdojnë të jetojnë në çadra që nga tërmeti i 26 nëntorit, kurse shtoi se kryeministri e ka politizuar edhe çështjen e strehimit.

“Tërmeti më 26 nëntor ishte tronditës. Qeveria tha se do të nisë rindërtimin, por akoma jemi në retorikë. Pak ndërtime janë bërë. Jemi në prag dimri dhe gati 2 000 familje jetojnë akoma në çadra e kjo është e trishtë.

 Kryemiinistri po e politizon çështjen. Basha po përqëndrohet tek ekonomia, që është pjesë e dobët e kësaj qeverisje. E shoh efikas reagimin e presidentit. Rastësia e bën bashkë presidentin me opozitën”, u shpreh Gjekmarkaj.

Më tej, Gjekmarkaj nënvizoi se partitë e reja duan ndryshimin, prandaj ata do bashkojnë votën me opozitën.

“Partitë e reja që duan ndryshim, do bashkohen rreth opozitës. Është e kotë të thuash që partitë e vogla do të përmbysin qeverinë, prandaj do mbështesin opozitën e vendit.

Opozita mund të kritikohet, por mbetet e vetmja shpresë për ndryshim. Pandemia do jetë pjesë e fushatës.  Demokracia është shumë e brishtë”, përmbylli Gjekmarkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat