Heqja e titullit të nderit për Veton Surroin, Safet Gjici: Nuk e mendova gjatë

Shqipëria

Heqja e titullit të nderit për Veton Surroin, Safet Gjici: Nuk e mendova gjatë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 17:55
Safet Gjicit

Kreu i Bashkisë dhe një nga anëtarët e Këshillit të Qarkut Kukës që ndërmorën vendimin për heqjen e titullit të nderit për Veton Surroin, ka kërkuar ndjesë.

Me një reagim në faqen e tij zyrtare, Gjici shkruan se nuk e kanë menduar gjatë kërkesën e bërë.

Sipas kryebashkiakut të Kukësit, kanë qenë 57 familje të dëshmorëve të UÇK-së që kishin bërë këtë kërkesë.

Reagimi i Safet Gjicit

Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut, lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit ‘Qytetar Nderi’ Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK!

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale.

Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat