Po ezaurohen shtretërit në spitalet Covid, mjeku ngre shqetësimin: Kemi mungesë stafi

Shqipëria

Po ezaurohen shtretërit në spitalet Covid, mjeku ngre shqetësimin: Kemi mungesë stafi

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 20:05
Ilustrim

Mjeku Ilir Allkja,në një lidhje direkte në Skype për Ora News  u shpreh se  shtretërit në spitalet Covid po ezaurohen dhe se ka një mungesë stafi për trajtimin e pacientëve.

Ilir Allkja: Ekipet mjekësore ndeshin në vonesa në dorëzimin e të sëmurëve, për arsye të ezaurimit të numrit të shtretërve. Pavarësisht propagandës së qeverisë që thotë se ka shtretër të disponueshëm gjendja është e rënduar. E kuptoj gjithë amullinë në fillim të pandemisë por kur dihej e kishin paralajmëruar të gjithë ekspertët  dhe OBSH që vjeshta do sillte raste të reja dhe komiteti i famshëm duhej të kishte marrë masa që të kishim kapacitete të lira. Të ishte llogaritur më mirë dyfishi dhe të ngeleshin bosh shtretërit sesa të ezaurohen shtretërit ndërkohë që sëmurët dergjen në shtëpi ose vijnë nga rrethet dhe kthehen mbrapsht.

Ai tha se kryeministri gënjen kur thotë se jemi njësoj me vendet e tjera, ne nuk mund të krahasohemi as me vendet e Ballkanit

Ilir Allkja: Komiteti duhet të kishte garantuar stafe dhe shtretër të lirë në kohën e duhur. Jemi në mungesë stafi. Gjithmonë kemi qenë po tani akoma më shumë. Është e pafalshme. Italia ka deklaruar mbi 10.000 shtretër, Gjermania dhe Franca  mbi 50.000 shtretër, po Shqipëria sa ka?  Unë kam dëgjuar kryeministrin që jemi në të njëjta kushte më Gjermaninë dhe Francën. Çka më bën të besoj që kryeministri gënjen. Ne nuk krahasohemi dot as me vendet e Ballkanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat