Mësim me celularë, Keta: Studentët të lodhur, të subvencionohet blerja e laptopëve për të gjithë

Shqipëria

Mësim me celularë, Keta: Studentët të lodhur, të subvencionohet blerja e laptopëve për të gjithë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 21:55
Majlinda Keta

Pedagogia Majlinda Keta ka prekur edhe vështirësitë që studentët po hasin për shkak të mungesës së mundësive për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e mësimit online.

Keta ka propozuar që të subvencinohet blerja e laptopëve për të gjithë studentët, duke qenë se ata shfaqin, sipas pedagoges, lodhje nga kohëzgjatja e ndjekjes së mësimit nga celulari.

Keta: Është e pamundur të rrish 6 orë mësimi mbi ekranin e celularit, është shkak për tronditje psikologjike. Ndaj na duhet të gjithëve një sistem për t’u përshtatur në një orar tepër specifik dhe këtu jemi pak të papërgatitur, për të përshtatur kurrikulat tona dhe të mos ndjekim pjesën administrative strikte se te studentët pas katër javëve ndjehet një lodhje në rast se leksionet të vijnë 2-3 orët e fundit të ditës që ato angazhohen. Ndaj zgjidhjet që duhet të ishin dhënë, duhet që ishin zgjidhje që për numrin e studentëve që ka republika jonë, nuk i kushtonte këtij shteti që të subvenciononte blerjen e laptopeve apo iPad për të gjithë studentëve.

Kemi edhe problematikën me kartën e studentit, që nëse do të ishte konceptuar siç duhej, sot të kishte aksesin e saj në lehtësimin e shumë procedurave që do të mbulonin shumë angazhime të online-s. Krijimi i një aksesi të barabartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat