Nis dimri! Ngrica në Korçë, ja zona ku duhet të tregohet kujdes

Shqipëria

Nis dimri! Ngrica në Korçë, ja zona ku duhet të tregohet kujdes

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 22:24
Korçë

Temperaturat ditët e fundit kanë pësuar ulje, duke sinjalizuar ardhjen e dimrit, ndërkohë që problematikat e para vijnë nga qarku i Korçës.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP e Korçës, kanë paralajmëruar drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në aksin Korçë-Gorisë, specifikisht në Qafë Bigëll për shkak të prezencës së ngricës.

Sipas njoftimit, apelohet që qytetarët “të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në këtë aks rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.”

Sakaq lëvizja në akset e tjera rrugore të qarkut, deri në këto momente, nuk paraqet probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat