I forti Shkodrës u ekzekutua brenda makinës ‘BMW’. Ramazani, në konflikt me grupin e Mir Koçisë

Shqipëria

I forti Shkodrës u ekzekutua brenda makinës ‘BMW’. Ramazani, në konflikt me grupin e Mir Koçisë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 13:03
Shkodër

Policia ka sjellë informacionin paraprak të vrasjes në Dajç të Shkodrës ku mbeti i vrarë Ridvan Ramazani.

Sipas uniformave blu, ai është ekzekutuar teksa udhëtonte me makinën e tij tip “BMW” afër shtëpisë.

Mësohet se në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale RENEA.

“Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet  i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMË” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë  punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve” – njofton policia.

Nga informacionet paraprake mësohet se Ridvani njihej si i forti i fisit Ramazani i cili ishte në konflikt me një tjetër person, Edmir Koçinë.

Ky i fundit u ekzekutua në mënyrë mafiozë në vitin 2012, duke shkuar me makinë në shtëpi Koçia ishte i dyshuar nga policia për vrasjen e Çim Cafit, Astrit Meshnunit si edhe disa krime të tjera të ngjashme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.

Policia ka ngritur strukturat dhe vijon kontrollet në të gjithë vendin në kërkim të autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat